Kryesia e Kuvendit

Nesër do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit, me përfaqësuesit e partive parlamentare

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e kryesisë, me përfaqësuesit e partive parlamentare. Mbledhja do të fillojë në orën 14:00 dhe ka vetëm një pikë të rendit të ditës, përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës së gjashtë, meqë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 3 gusht në orën 10:00. Këtë vendim, i cili ka hyrë në fuqi sot, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 66 (paragrafi 3) dhe nenin 84 (pika 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe duke marrë parasysh vendimin e datës 8 korrik 2017, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 11 qershorit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …