Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë homazhe tek varri i heroit të kombit, Fadil Vata. Ai ka shkruar me këtëp rast se ideali kombëtar i Vatës dhe bashkëveprimtarëve të tij ka mposhtur Serbinë. “Te varri i Fadil Vatës në Sallagrazhdë, kujtojmë veprën dhe punën e palodhshme të Fadilit me shokë, për çlirimin e Kosovës, nën udhëheqjen e Lëvizjes Popullore të Kosovës, gjithnjë me idealin e Bashkimit Kombëtar. Ishte ky ideali kombëtar që e mposhti Serbinë dhe çliroi Kosovën! Nderime veprës së Fadil Vatës dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës!”, ka shkruar, Nait Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …