Komuna e Skenderajt po vazhdon realizimin e projekteve të rrugëve të lagjeve në fshatrat Kastriot dhe Klladërnicë.
Po ashtu po vazhdon inspektimi i vazhdueshëm i punimeve në këto projekte nga Nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorët e tij.
Nënkryetari Nura i shoqëruar nga Kreysuesi i Kuvendit Ismet Salihu, ka inspektuar punimet në rrugët e lagjes Spahiu dhe Dervishi në Kastriot dhe në rrugët e lagjes Hajdari në Klladërnicë.
Në të dy lokalitetet janë duke u realizuar punime në hapjen, zgjerimin dhe trasimin e rrugëve. Ndërtimi i këtyre rrugëve po bëhet në kuadër objektivave programore për asfaltimin e rrugëve të lagjeve në fshatrat, proces ky që po shkon drejt përfundimit.
Ndërkohë në prioritet të Komunës së Skenderajt janë projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve që po realizohen në pjesë të ndryshme të Skenderajt, në qytet dhe fshatra.