Marko Gjuriq: Marrëveshje Beograd-Prishtinë vetëm kur dy palët janë të kënaqura

Marko Gjuriq: Marrëveshje Beograd-Prishtinë vetëm kur dy palët janë të kënaqura

Drejtori i të ashtuquajtures Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka vlerësuar se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është e mundshme vetëm nëse dy palët janë të kënaqura. Gjuriq në televizionin Pink ka thënë se Beogradi e dëshiron marrëveshjen me Prishtinë, por jo nëse plotësohen vetëm interesat kombëtare të shqiptarëve, apo siç ka thënë ai “ëndrrat e tyre për pavarësi”. “Rreth 1.2 milion shqiptarë në Kosovë luftojnë për pavarësi, ata e dinë çka duan. Për atë çka duam të arrijmë, duhet të kemi sa më shumë konsensus të gjerë. Duhet të fillohet nga interesi jonë, por edhe ta shikojmë interesin në anën tjetër”, ka thënë Gjuriq. Ai ka deklaruar se Beogradi do të vazhdojë të luftojë për më shumë 120 mijë serbë dhe minoritetet tjera në Kosovë e që sipas tij “ndihen se janë pjesë e shtetit serb. Duke folur për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, Gjuriq ka thënë se Beogradi I ka këshilluar përfaqësuesit e Listës serbe të jenë të duruar dhe t’i lejojnë partitë shqiptare të debatojnë me njëra tjetrën.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …