Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të LDK-së, kryetari kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë për kryetar të Kuvendit Kadri Veselin, pasi vlerësohet se ai është iniciator i prishjes së marrëveshjes qeverisëse. “Në asnjë rast nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in ku është PDK, dhe LDK dhe kryesia e LDK-së nuk do ta votojnë kryetarin e më parshëm të Kuvendit Kadri Veselin, pasi është iniciator i prishjes së marrëveshjes, dhe ne me njerëz të tillë nuk dëshirojmë të bëhen marrëveshje. Presim që sa më shpejt të themelohen organet qeverisëse të Kosovës”, ka theksuar Mustafa për media, pas debatit disa orësh. Ai po ashtu e ka lavdëruar punën e Qeverisë së udhëhequr nga ai, duke pohuar se edhe për kundër kundërshtimit të disa deputetëve të LDK-së për koalicionin qeverisës me PDK-në, sipas tij nuk ka pasur asnjë vlerësim negativ për dështim të punëve në qeverisje. Po ashtu Mustafa ka theksuar se më rëndësi themelore ishte puna që kanë bërë për Kosovën dhe premtoi që humbjet pësuara, LDK do t’i rikuperojë, raporton KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …