Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se më 3 gusht do të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. Haradinaj pas procedurave të regjistrimit në Kuvendin e Kosovës, ka uruar deputetët e rinj, duke thënë se ka qenë një ditë e gjatë deri tek ky moment. I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat, Haradinaj është përgjigjur se Kuvendi i ka 120 deputetë dhe se secili ka të drejtë të votojë. “Nuk po ju kuptoj për çfarë numrash e keni fjalën. Kuvendi i ka 120 deputetë dhe secili ka të drejtë të votojë”, ka thënë Haradinaj
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …