leoni

Dega e PDK-së në Prishtinë: Shpend Ahmeti të bëjë publike listën e plotë të të punësuarve

Dega e PDK-së në Prishtinë: Shpend Ahmeti të bëjë publike listën e plotë të të punësuarve

Dega e PDK-së në Prishtinë ka njoftuar se do t’i bëjë publike të gjitha keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës. Sipas PDK-së duke u fshehur pas fjalorit të zakonshëm politik, që tashmë ua kanë mësuar gjithë qytetarët e vendit, Lëvizja Vetëvendosje vetëm paska provuar t’i shmangët llogaridhënies për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta, ku shërbim i veçantë për shumicën e tyre ka qenë vetëm hedhja e molotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë. “Lëvizja Vetëvendosje, pas ikjes disaditore prej debateve politike, me shpresë se po u shpëtojnë me lehtë skandaleve në qeverisjen e Prishtinës, sot paska lëshuar një fletërrufe politike pa e dhënë asnjë sqarim rreth punësimit partiak të qindra militantëve të bandës kriminale të Dardan Molliqajt në Komunën e Prishtinës. Duke u fshehur pas fjalorit të zakonshëm politik, që tashmë ua kanë mësuar gjithë qytetarët e vendit, Lëvizja Vetëvendosje vetëm paska provuar t’i shmangët llogaridhënies për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta, ku shërbim i veçantë për shumicën e tyre ka qenë vetëm hedhja e molotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë. Qeverisja e korruptuar e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e arkëtarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të përpjekjeve destabilizuese dhe dhunës së ushtruar, atyre u kishte siguruar një terren të përshtatshëm për ta keqpërdoruar paranë publike, pa u marrë askush me ta, duke paguar militantë të dhunshëm dhe duke u dhënë tenderë njerëzve të afërt të tyre. Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do t’i bëjë publike të gjitha këto dhe qytetarët e Prishtinës shumë shpejt do ta kuptojnë se kush ka qenë kryetari i vërtetë i tyre. Ne kërkojmë nga Komuna e Prishtinës apo edhe nga urdhërdhënësi i Shpend Ahmetit që ta bëjnë publike listën e plotë të të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta dhe t’u japin përgjigje qytetarëve të Prishtinës për mbingarkimin e administratës me militantë të tyre prej komunave të tjera të Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …