Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka prezantuar një raport lidhur me proceset e montuara kundër 2.050 shqiptarëve të Kosovës, që janë udhëhequr nëpër gjykatat e Serbisë në periudhën prej vitit 1998 deri më 2000, kur këto përmbyllen me amnistinë e shpallur nga Qeveria e Serbisë në vitin 2001 dhe 2002. Të njëjtit njerëz që kanë shqiptuar dënime politike kundër shqiptarëve në vitet 1998-2000, duke shkelur kështu normat profesionale, sot janë në pozita të larta në gjyqësorin e Serbisë, ka thënë avokati Mihajlo Pavloviq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare. “Në mesin e tyre janë, shembull, edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit, sikur edhe një numër i madh i gjyqtarëve të atij gjyqi, që edhe sot gjenden në ato pozita. Disa prej prokurorëve që asokohe i ngrinin ato aktakuza kanë përfunduar në Prokurorinë për Krime Lufte”, ka theksuar Pavloviq për Radion Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …