Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vetëm dy kardiokirurg. Përkundër mungesës së madhe të resurseve njerëzore në këtë klinikë, ky shërbim po funksionon 24 orë në ditë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 75 operacione në zemër. Zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se përkundër operacioneve të kryera brenda kësaj klinike, lista e pritjes vazhdon të jetë e gjatë, për shkak të mungesës së resurseve humane. “Në shërbimin e kardiokirurgjisë në këtë gjashtëmujor janë kryer 75 operacione, përderisa në total numri i operacioneve deri tani në këtë shërbim ka arritur në 215. Nga statistikat e deritanishme, vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës në këtë shërbim, ngase në vitin 2015, ishin kryer vetëm 28 operacione. Më 2016, tërë vitin 112 sosh, përderisa vetëm në këtë gjashtëmujor, siç u theksua më lartë, janë kryer 75 operacione”, ka deklaruar Fazliu.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …