Russel Mead: Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, në Serbi dhe në Shqipëri

Russel Mead: Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, në Serbi dhe në Shqipëri

Profesori i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, Russel Mead, në një koment për “Wall Street Journal” ka shkruar për gjendjen në Ballkan. Ai ka thënë se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian. Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, në Serbi dhe në Shqipëri, për t’i ndihmua ata që të riorganizojnë kufijtë e rajonit. Qeveria serbe mori mbështetjen e Rusisë, që të mund të aneksonte pjesët më të mëdha të Bosnjes të populluara me serbë etnikë. Mbështetja turke, mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni ku shqiptarët banojnë, dhe dëshirojnë të ribashkohen në një atdhe”, shkruan Russel Mead. Po sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duket i pamundur, sepse  territoret e pretenduara për Shqipërinë e Madhe janë në Serbi, dhe do të ishte e vështirë që dy vendet të bien dakord për një hartë të re.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …