Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar ndaj shkrimit të Shpend Ahmetit, për të cilin ka thënë se “ma mirë kish qenë Shpendi te tregoje që s’ka pas qare pa i realizuar punësimet ilegale në Komunë, se për to ka vendos shefi i tij i vërtetë, pra Molliqaj”. “M’erdhi keq kur e lexova ni reagim te Shpend Ahmetit, se edhe ate po duket ia kish shkruar Dardan Molliqaj. Mos e mbaj barren e tjeterkujt o Shpend se mjaft te del barra e jote. Shpend, njerezit te cileve ju ke referu ne postim jane shume para teje ne politike. Kur kane qene ata aktiviste te PDK-se, ti ke qene ne shoqeri civile, hala pa e themelu FER-in. Mos ofendo palidhje, bonu fer!”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …