Ish-shefja e grupit parlamentar e Nismës, aktualisht anëtare e kryesisë së kësaj partie, Valdete Bajrami, ka bërë me dije se koalicioni PDK-AAK-Nisma më 3 gusht do t’i formojë institucionet e reja. Në një intervistë dhënë për “Epokën e re”, Bajrami ka theksuar se në Qeverinë Haradinaj do të ketë individë të cilët tashmë janë të dëshmuar në projekte madhore që kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj. Ajo ka theksuar se të gjithë ata që ishin skeptikë për PAN-in, përgjigjen do ta marrin më 3 gusht. Në këtë intervistë Bajrami ka folur edhe për pamundësinë për t’u bërë deputete e legjislaturës së gjashtë. Ajo ka thënë se për këtë kanë ndikuar shumë faktorë. Bajrami nuk e ka përjashtuar mundësinë të jetë pjesë e Qeverisë së re.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …