Me 89 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për ndryshimin e përkohshëm të rregullave fiskale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës që i përkasin legjislaturës morën mbi 300 mijë euro pa shkuar fare në Kuvend

Ka më shumë se dy muaj që deputetët e Kosovës nuk janë ulur në ulëset e Kuvendit, por ata vazhdojnë që të marrin pagat e tyre. Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi për Gazetën Fjala ka thënë se gjatë muajit maj dhe qershor, deputetët kanë marrë paga në vlerë prej 330 mijë  e 757 euro. “Për muajin maj 2017 janë paguar ne total   169,632.00 euro, ndërsa për muajin qershor 2017 janë paguar ne total  161,125.00 euro”, ka thënë Krasniqi. Por, këto paga pritet që ti marrin deputetët edhe në për muajin korrik, edhe pse as këtë muaj ata nuk do të mbajnë ndonjë seancë. Sekretari Krasniqi thotë se kjo çështje është e rregulluar me “Shtojcën nr.4”, që është pjesë e Rregullores së punës, rregulli 2. “E drejta e kompensimit material në të ardhura mujore. 2.2 Deputetit, pas përfundimit të rregullt të mandatit, i takojnë të ardhurat mujore për periudhën prej dymbëdhjetë (12) muajve, të përcaktuara me rregullën 2.1, po qe se gjatë kësaj kohë nuk kthehet në vendin e punës, të cilin e ka pasur para zgjedhjes deputet, ose në vend tjetër të përshtatshëm për të”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …