Komuna e Kaçanikut ka filluar rrënimin e objektit barakë në oborrin e objektit komunal

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Burim Çaka si dhe Drejtori i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Ukshin Çallaku, përcollën nga afër ecurinë e punimeve në rrënimin e objektit barakë në oborrin e objektit komunal. Nënkryetari Remzi Elezi tha se përmes implementimit të këtij projekti, parashihet që të ndërtohet një park në oborrin e Komunës së Kaçanikut, ku qytetarët do të kenë mundësinë të kalojnë qaste relaksuese. Nënkryetari Elezi tha se edhe ky projekt hyn në kuadër të prioriteteve të Komunës së Kaçanikut për krijimin e sa më shumë hapësirave gjelbëruese në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …