Kostiq: Dialogu me Kosovën paraqet të ardhmen e popullit serb

Kostiq: Dialogu me Kosovën paraqet të ardhmen e popullit serb

Duke komentuar qëndrimin e ri për Kosovën të kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuqiq, drejtuesi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Vladimir Kostiq, ka thënë që dialogu me Kosovën paraqet të ardhmen e popullit serb. Dialogu dhe diskutimi, jo lufta, është mënyra me të cilën ne duhet të vazhdojmë për të kapërcyer shekujt e keqkuptimeve mes dy kombeve. Është mirë që organizatat politike, institucionet, kisha, studiues të shquar, por edhe qytetarët e zakonshëm të shprehin idetë e tyre. Ndoshta do të ofrohet një zgjidhje që këto dy vende mund të përdorin për të përcaktuar një strategji, ka theksuar krye akademiku serb, Vladimir Kostiq. Ai ka shtuar më tutje se akademia do të marrë pjesë në dialogun për Kosovën, megjithëse ende nuk kanë ndonjë ftesë zyrtare nga presidenti i Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …