Lajiq: Mallrat nga Serbia megjithatë hyjnë në Kosovë por nga rrugë të ndryshme

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq: Kosova do të pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri serb dhe lideri i PSDS , Rasim Lajiq i ka bërë të ditura propozimet e para konkrete në lidhje me dialogun për çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se fundi i dialogut nuk do të rezultojë me njohje, por Kosova do të pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përjashto OKB-në. Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, sipas tij, do të jetë në tri faza, nëpërmjet pranimit të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të OKB- së pa njohjen e saj nga ana e Serbisë. Ndërsa kjo e fundit, sipas tij, do të ketë përfitime financiare.  Kjo është platforma më e shkurtë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, të cilën zëvendëskryemistri dhe lideri PSDS-së Rasim Lajiq, ka thënë se do ta paraqes kryetari serb Aleksandar Vuçiq. Ky është shembulli i parë konkret i partive, pasi që Vuçiqi e ka shpallur hapjen e dialogut të brendshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …