Ish-kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga mori pjesë në Samitin e Lidershipit të Grave

Ish-kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga mori pjesë në Samitin e Lidershipit të Grave

Ish-kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga, ka marr pjesë në pjesë në Samitin e Lidershipit të Grave që u mbajt këtë javë në Qendrën e Fondacionit Rockefeller në Bellagio të Italisë. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social, Jahjaga ka thënë se, në këtë samit u diskutua mbi mundësitë për t’i bërë gratë pjesë të proceseve vendimmarrëse në zgjidhjen e sfidave globale si zhvillimi ekonomik, siguria humane, dhe ndryshimet klimatike. “U zotuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe pas përfundimit të samitit me bindjen që së bashku mund të krijojmë një platformë ku do të dëgjohet zëri i më shumë grave liderë”, tha Jahjaga. “Në kuadër të samitit isha poashtu pjesë e një paneli të diskutimit ku fola për lidershipin e mirë dhe liderët transformativ. Pjesë e këtij paneli ishin edhe Joyce Banda, ish-presidentja e Malavit, dhe Halla Tomasdottir, kandidate për presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale në Islandë”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …