Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe mos krijimin e institucioneve të reja po i kushtojnë shtetit të Kosovës më humbjen e 90 milionë eurove

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe mos krijimin e institucioneve të reja po i kushtojnë shtetit të Kosovës më humbjen e 90 milionë eurove

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe vonesa në krijimin e institucioneve të reja po i kushtojnë shtetit të Kosovës hiç më pak se 90 milionë euro, fonde këto të ndara nga institucionet ndërkombëtare për vendin. Bëhet fjalë për humbjen e 15 milionë eurove nga programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili skadon me 4 gusht 2017, si dhe 75 milionë euro të tjera nga Bashkimi Evropian, përkatësisht fondet e IPA-së për Kosovën të ndara për reformën e administratës publike, etj., të cilat janë të ndërlidhura me programet e vendit me FMN-në. Përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka konfirmuar për gazetën ‘Zëri’ se këtë të premte (4 gusht 2017) skadon programi mes FMN-së dhe institucioneve kosovare, me ç’rast nuk do të bëhet as disbursimi përfundimtar prej rreth 15 milionë euro në kuadër të kësaj marrëveshjeje, pasi që, siç thotë ai, shqyrtimi i katërt dhe i fundit i programit nuk mund të përmbyllet në sfondin e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …