Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Ministwr Stavileci trego se si kemi mbet pa rezerva të thëngjillit

Shpend Ahmeti i kërkon ministrit, Blerand Stavileci të tregojë si kemi mbetur pa rezerva të thëngjillit

Pas akuzave dhe kundërthënieve në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje gjatë javës që lamë pas, kryetari i Prishtinës. Shpend Ahmeti me anë të një postimi ka kërkuar që të bëhet kthimi te temat e vërteta. Ai ka kërkuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerdand Stavileci të shpjegojë pse kemi mbetur pa thëngjill dhe  duhet të importojmë rrymë. “E tash me u kthy te temat e vërteta, kishte me qenë mirë me na shpjegu Blerand Stavileci si ministër përgjegjës, se si kemi mbet pa rezerva të thëngjillit dhe se pas dy jave do të importojmë rrymë (me siguri nga Serbia) dhe se çmimi do të rritet”, ka shkruar Ahmeti, duke e zhvendosur temën e akuzave të PDK-së lidhur me abuzimet dhe keqpërdorimet e militantëve të vetëvendosjes në komunën të cilën ai e drejton.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …