Kolegji AAB dhe Universiteti i Prishtinës, vlerësohen dy institucionet më të mira të arsimit të lartë në vend

Kolegji AAB dhe Universiteti i Prishtinës, vlerësohen dy institucionet më të mira të arsimit të lartë në vend

Kolegji AAB, me një ngritje prej 1400 pozitash në listën e rreth 30 mijë universiteteve e institucioneve të arsimit të lartë në botë, bashkë me Universitetin e Prishtinës i cili ka pasur një rënie të lehtë nga pozita e edicionit të kaluar, edhe në edicionin e muajit korrik dalin të jenë dy institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë sipas matjeve të Webometrics. Kjo të ranglista më gjithpërfshirëse e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë në të cilën numri i institucioneve që vlerësohen është rreth 30 mijë. Që nga vlerësimet e janarit 2017, në këtë ranglistë janë përfshirë edhe institucionet e arsimit të lartë në Kosovë që nuk ishin pjesë e vlerësimeve të mëhershme, por rezultati i arritjeve të tyre ka një shkëputje të dukshme krahasuar me AAB-në dhe UP-në.

Webometrics ka filluar të konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme botërore sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit e informimit. Rangimi sipas Webometrics merr për bazë njohjen e nivelit të mirë të punës shkencore të botuar, si dhe përmbajtjen dhe shpërndarjen e informacionit nga burimet elektronike nga institucionet përkatëse. Webometrics është ranglistë e grupit hulumtues Cybermetrics Lab, që është pjesë e institucionit më të madh kërkimor publik në Spanjë, Këshillit të lartë për kërkime shkencore (CSIC). Në top universitetet botërore, listës i prijnë universitetet amerikane, të udhëhequr nga Universiteti i Harvardit, ndërsa më së larti në Evropë është ranguar Universiteti i Oksfordit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …