Ministri i PDK-së, Blerand Stavileci, iu ka përgjigjur Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili mbrëmë kishte folur rreth kritikave të PDK-së së Prishtinës. Stavileci ka postuar disa fakte të reja të cilatr sipas tij janë publikuar nga pronarët e kompanisë “Redoni”, nga një darkë me Dardan Sejdiun, ku shihet edhe bashkëshortja e Shpend Ahmetit. Sipas Stavilecit, në këtë darkë ata festojnë bashkë lejën ndërtimore që ia ka dhënë Shpend Ahmeti. Stavileci ka treguar se kësaj kompanie nuk i ishte dhënë leja nga qeverisja e Isa Mustafës, e cila më pas kishte nisur ilegalisht punimet në lagjen “Arbëria 3”, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut ishte shembur edhe rruga, “Ekrem Rexha”.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …