Janë dëmtuar rrethojat e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërstenik të Drenicës

Janë dëmtuar rrethojat e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërstenik të Drenicës

Janë dëmtuar rrethojat e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërstenik, dhe kjo  ka ngritur edhe dilema se çfarë e ka shkaktuar dëmtimin e tyre. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha thënë për KosovaPress se është Policia Rajonale e Drenasit që po merret me hetimin e rastit në fshatin Tërstenik, për të identifikuar keqbërësit që kanë dëmtuar rrethojën e varrezave, ndërsa nuk përjashton mundësinë që ky dëm të jetë shkaktuar për arsye politike. “Para disa ditëve disa njerëz të papërgjegjshëm, me karakter të ulët, ndoshta edhe për çështje politike, i kanë dëmtuar varrezat e dëshmorëve në Tërstenik. Policia e Kosovës, dhe Policia Rajonale e Drenasit, janë në hetim të rastit, të shkatërrimit  të atyre rrethojave tha Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …