Kurteshi: Molliqaj po mban mbledhje ilegale me aktivistë të VV-së që kanë për qëllim dobësimin e saj

Kurteshi: Edhe nëse PAN-i arrin ta formojë Qeverinë, ne nuk do ta lejojmë të punojë në dëm të shtetit

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kuretshi, ka thënë se po t’i kishte PAN-i numrat do ta formonte Qeverinë qysh moti. “Nëse i kanë siguruar mirë është të mos maltretohen qytetarët, por mendoj që po t’i kishin siguruar nuk do t’i zvarrisnin këto procese”, ka deklaruar ai, transmeton zeri.info. Kurteshi më tej ka thënë se e tërë kjo mjegull do të përfundojë më 3 gusht, ku do të qartësohet përfundimisht nëse PAN-i i ka apo jo votat. Kurse, në momentin që PAN-i dështon, sipas tij, mandati duhet t’i kalohet LVV-së që Qeverinë ta bëjë me LDK-në.  Ndërkohë, po që se PAN-i arrin t’i formojë institucionet, ai ka thënë se LVV-ja do të punojë si opozitë dhe nuk do të lejojë që Qeveria të punojë në dëm të vendit. “Atëherë ne do të jemi opozitë dhe do të punojmë për interesa të këtij vendi dhe do ta shohim si do të punojnë ata, nëse do të punojnë mirë, le të punojnë, nëse nuk punojnë mirë natyrisht ne do ta kryejmë rolin ashtu si duhet ta kryejë opozita. Nuk do të lejojmë që kjo Qeveri, që hipotetikisht do të mundë të ndërtohet, të punojë në dëm të interesave të këtij vendi”, ka theksuar ai, transmeton zeri.info. Kurteshi po ashtu ka thënë se LVV-ja nuk e voton Veselin, porse ka emra brenda PAN-it, të cilët ky subjekt mund t’i votojë për pozitën e kryeparlamentarit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …