Deliu-Kodra: PDK-ja nuk do ta asnjë kandidat për kryetar të Kosovës nëse nuk është nga propozuar nga ajo

Deliu-Kodra: Më 3 gusht Veseli zgjedhet kryekuvendar, Qeveria votohet në një seancë tjetër

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është e bindur se më 3 gusht do të konsolidohet Kuvendi i Kosovës në krye me kryekuvendar, Kadri Veselin, kurse, për themelimin e Qeverisë mendon se është herët të diskutohet, pasi ajo do të ndodh në një seancë tjetër. Ajo në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se më datën 3 gusht do të fillon një epokë e re, epokë e krijimit të  institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit. “Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e fundit të Këshillit drejtues të partisë ka dal me një vendim që kryetari i PDK-së, Kadri Veselit të jetë kandidatë i PDK-së dhe koalicionit PAN, për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tashmë seanca është përcaktuar për 3 gusht ,dhe ne jemi në përgatitje e sipër në pari për seancën konstituive. Natyrisht që gjatë ditëve në vazhdim do të kemi takim edhe me grupin parlamentar ku do të diskutojmë lidhur me mbarëvajtjen e seancës. Ajo që është e rëndësishme është që më datën 3 gusht do të fillon një epokë e re që është epokë e krijimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe që do t’i hapë rrugë edhe perspektivës së qytetarëve”, tha Kodra Deliu. Ajo ka shtuar se nuk ka ndonjë datë se kur do të formohet Qeveria. “Mendoj që është herët të diskutohet sepse për ne fazë e rëndësishme dhe fazë e parë do të jetë konstituimi Kuvendit, mendoj që është fazë që i paraprin krijimit të institucioneve të vendit, do të shohim tutje cilat do të jenë zhvillimet dhe kur do të mbahet seanca e radhës për votimin e Qeverisë së ardhshme . Mendoj që do të jetë pjesë e debateve po e ripërsërisë që PDK-ja është në takime të vazhdueshme me gjitha strukturat, me anëtarësinë e saj, me kryesin, me degët për të diskutuar lidhur me këto procese nëpër të cilat ne do të futemi. Edhe një debat i mirë dhe konstruktiv që po zhvillohet brenda partisë“, tha Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …