Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave. Angazhimit të zyrtarëve doganor dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës. “Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5,15% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 30 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 567,7 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 597,01 milionë euro. Gjithashtu edhe kundrejt parashikimeve për vitin 2017 dogana ka arritur të kaloj projeksionit e qeverisë për 4 milionë euro deri tani, respektivisht sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij rekord në mbledhjen e të hyrave, të cilat për këtë vit pritet të janë mbi 1 miliard e 100 milion euro”, thuhet në komunikatë. Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …