leoni

Veriu i Mitrovicës

Tre të rinj shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga bandat serbe në veri të Mitrovicës

Tre të rinj shqiptarë, janë sulmuar fizikisht nga persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa, është trajtuar në spitalin e jugut të qytetit, njofton KosovaPress. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në sheshin “Kral Petar” në veri të Mitrovicës. “Të rinjtë shqiptarë janë sulmuar mbrëmë nga së paku 10 persona, derisa po shëtitnin në shëtitoren ‘Kral Petar’ në veri të qytetit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin shpejt në pjesën jugore, përmes urës kryesore të Ibrit”, kanë thënë burimet.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …