Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se Kadri Veseli mund të mos jetë kandidati final i PAN-it për kryetar të Kuvendit. Sipas tij përkundër faktit se Veseli është kandidati më i përshtatshëm për këtë pozitë, vetëm nesër do të merret vesh kush nga koalicioni PAN do të kandidohet. Megjithatë, ai ka thënë se cilido që do të jetë kandidati i PAN-it, ai do të votohet për kryetar të Kuvendit. Ne shpresojmë që të jetë Kadri Veseli, mirëpo në politik asnjëherë nuk i dihet. Megjithatë, nesër do të konstituohet Kuvendi dhe kandidati i PAN-it do të zgjidhet për kryetar, këtë ua garantoj”, ka thënë Krasniqi.
