Gjetaj: Vetëm presioni ndërkombëtar mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e personave të zhdukur

Në fshatin Gllarevë të Klinë u gjeten mbetje mortore të cilat dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë

Në fshatin Gllarevë të Klinës, janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë. Rastin e ka konfirmuar për mediet, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj. Ai ka deklaruar se në këtë lokacion, gjatë disa punimeve janë vërejtur eshtra njerëzish të varrosura në tokë. “Po është e vërtetë që janë gjetur mbetje mortore. Pikërisht prej vendit të ngjarjes tash u largova. Punimet që kanë qenë duke u zhvilluar në atë lokacion janë ndërprerë për shkak të dyshimeve se janë gjetur mbetje mortore dhe menjëherë është lajmëruar policia”, ka deklaruar Gjetaj. Sipas tij, tashmë në vend të ngjarjes janë edhe ekspertët e njësive për krime lufte dhe hetime, të cilët kanë bërë zhvarrosjen e eshtrave dhe i kanë dërguar për ekzaminime të mëtejme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …