LDK-ja vendosi që shef i Grupit Parlamentar të saj në Kuvendin e Kosovës të jetë Avdullah Hoti. Nga kjo mbledhje, partia e dytë më e madhe në vend vendosi edhe një herë që të mos bashkëpunojë në asnjë formë me koalicionin PAN. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë për mediet se zgjedhja e Avdullah Hotit në krye të deputetëve të LDK-së nuk ka ndonjë lidhje me të ardhmen e partisë sa i përket koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen. Deri më tani një gjë është e sigurtë, që nuk do të ketë koalicion me PAN-in, ndërsa bashkëpunimi me Vetëvendosjen nuk është diskutuar. Këto gjëra bëhen hap pas hapi. Ky është hapi i parë, jo bashkëpunim me PAN-in”, deklaroi Rugova.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …