Në natën finale të Festivalit Folklorik ,, ODA E LLAPUSHËS”, në garën konkurruese u paraqitën shumë: Grupe artistike, shoqëri kulturo-artistike, duet rapsodësh, solist nga mbarë gjeografia shqiptare dhe mërgata shqiptare në botë.
Juria në përbërje të:
Prof.dr.Zymer Neziri-Kryetar
Prof.dr. Adem Zejnullahu-anëtarë
Muzikulogu, Isterf Dobi-anëtarë
Edicioni i katërt,(IV) i Festivalit Folklorik ,,Oda e Llapushës”, sipas vlerësimit të jurisë, prezantoi vlerat e mirëfillta nga mbarë krahinat e trojeve shqiptare si: Në veshje, lojëra instrumentale dhe këngë burimore të traditës. Kurse, organizatori i festivalit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport,(DKRS) e komunës së Malishevës, Këshilli Artisitk, Kuvendi Komunës dhe Kryetari Begaj ju uruan më të mirëve suksese, festivali u mbështet edhe nga mërgata, kurse emetimin e drejtpërdrejt dy ditorë e ndihmoi kompania,, Broadcast’ nga Malisheva. Para ndarjes së çmimeve, për krijimtarinë e këngës burimore-folklorike,ruajtjen dhe zhvillimin e tyre nëpër kohë e breza, Drejtoria për kulturë, Rini dhe Sport, nderoi me mirënjohje, rapsodët: Osman Sefë Gashin dhe Muhamet Bashotën,(Pas vdekjes). Me mbarim të garës konkurruese, nga vlerësimi i jurisë u përzgjodhën më të suksesshmit.
Çmimin e parë të Festivalit, sipas jurisë e fitoi, Ansambli ,, Shkupi”, nga Shkupi
Çmimi i dytë ,,Visaret e Krrabës”, nga Tirana
Çmimi i tretë Ansambli ,, Zëri i Kosovës”, nga Fushë Kosova.
Çmimi grupi më i kompletuar, SHKA ,, Romaja”
Çmimi ,,Veterani i festivalit”, Ali Krasniqi
Çmimi i,, Diasporës” , Emin Raci
Çmimi i,, publikut”, Valentin Lacit
Çmimi i ,,Karrierës”, Naim Krasniqi dhe
Çmimi i ,,Debutantit” vëllezërve, Rilind dhe Atdhetar Bajraj.