Duke folur për politikën e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ministrja për Integrime Evropiane në qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, ka thënë se këto janë çështje aspak të lehta. Ajo ju ka deklaruar medieve serbe se është naive të mendohet se Serbia do të kushtëzohet për pranim në BE në rast se njeh pavarësinë e Kosovës por duhet pranuar se Kosovën e pavarur e kanë pranuar shumë shtete. “Prandaj është me rëndësi ftesa e kryetarit të shtetit, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, i cili edhe si kryeministër i vendit ka marrë pjesë në bisedime me Kosovën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme e të gjithanshme, ka theksuar ministrja për Integrime Evropiane në qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …