Administrata e Kuvendit ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për në orën 15.oo. Ftesën për vazhdimin e seancës e ka dërguar kryesuesi i saj, e cili e kishte mbyllur atë arbitrarisht, deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci. Mirëpo koalicioni PAN, të cilit po duket se ndërpreja i ka konvenuar më shumë se të tjerëve e konsideron të përfunduar seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës dhe deputetët mund të mos marrin pjesë në vazhdimin e seancës. Ata po presin qarim zyrtar nga administrata e Kuvendit dhe nëse ajo nuk jep sqarim, atëherë ata do të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …