Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë nuk kanë qenë kurrë kaq të vështira që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, deklaroi dje Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, gjatë një interviste për kanalin amerikan CNN. “Ne duhet të angazhojmë një dialog politik me Rusinë, për t’u përpjekur të evitojmë një rritje të re të tensioneve dhe një Luftë të Ftohtë të re”, theksoi ai. Disa orë më parë presidenti amerikan, Donald Trump kishte shkruar në profilin e tij “Twitter” se “marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë në nivelin më të ulët historik dhe shumë të rrezikshme”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …