Donald Tusk

Donald Tusk është shprehur i shqetësuar që vendi i tij, Polonia, mund të largohet nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, është shprehur i shqetësuar pasi vendi i tij, Polonia mund të largohet nga Bashkimi Evropian. Deklaratat e Tusk vijnë në mesin e konflikteve në mes të Bashkimit Evropian dhe partisë, Ligji dhe Drejtësia nga Polonia, pas tentimeve të kësaj të fundit për të reformuar sistemin e drejtësisë. BE-ja ka shprehur shqetësim edhe për prerjen masive të drunjve në vend. Qeveria polake i ka hedhur poshtë kritikat e BE-së, dhe ka refuzuar që t’i përmbahet një ligji të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndaluar prerjen e pyjeve. “Këto deklarata duhet se janë fillimi i shenjave që Polonisë nuk i duhet Bashkimi Evropian. Frikësohem se jemi shumë afër këtij momenti”, u ka thënë Tusk gazetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …