Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po bëjnë gabim që po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë i emëruar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni: PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj. Ai është shprehur i bindur se i ka votat për të formuar Qeverinë. “Për qeverinë e dimë që i kemi votat”, ka thënë Haradinaj dhe ka shtuar se ndoshta bllokimi po bëhet për kryeparlamentarin. Në lidhje me deklaratat e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të mos e votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, ai ka shtuar se ky bllokim është lojë e pastër për pushtet, nuk ka të bëjë asgjë me emra. Ai deklaroi se kanë pasur një konfirmim për 61 vota për kryeparlamentar, por që nuk e kanë trajtuar në masën e mjaftueshme, sepse nuk ishte për Qeveri. “Pra me kushtetutën tonë s’ka alternativë tjetër, e drejta për të propozuar kryeparlamentarin është vetëm e PAN-it dhe mendoj se VV e LDK kanë hyrë gabim në këtë krizë. Është e kuptueshme që për qeverinë të reagojnë kështu, por jo edhe për kryeparlamentarin”, tha ai. Sipas tij, sado që e vonojnë PAN-in, prapë do të humbin kohë, sepse vetëm koalicioni ynë mund të propozojë kryeparlamentarin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …