Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë bëri të ditur se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një deklaratë kandidature. “Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në komunikatë. VV njofton se zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, e diel. “Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …