Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja, Andin Hoti thotë se Vetëvendosja ka tendenca përçarëse për personalitetet kombëtare si Kadri Veseli. Ai shkruan se Dardan Molliqaj ka mungesë të edukatës, sepse Veseli nuk do të dorëzohet, meqë ai nuk është dorëzuar as para Serbisë. Kadri Veselin dhe shumë burra të këtij vendi s’ka mundur t’i nënshtrojë Serbia në kohët më të vështira dhe më të lavdishme, prandaj para se Dardani të kukuris si këndezi se është dorëzuar Veseli, duhet së pari ta mësojë këtë të vërtetë. Reagimi i deputetit, Andin Hoti u publikua pas akuzave të ish sekretarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili pa asnjë fakt relevant përhapë akuza se SHIK’u kishte bërë qindra vrasje politike, kishte mbledhur haraç e kishte kidnapuar njerëz.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …