Xhafer Gashi ka bërë me dije se do të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të Komunës së Kastriotit. Në një intervistë për “KosovaPress” ai ka treguar se është propozuar për kryetar të komunës nga niveli qendror, ndonëse ai nuk e ka pasur mendjen që të rikandidojë. “Jemi në mesin e komunave të para për realizimin e premtimeve dhe projekteve cilësore. Tanimë jam i propozuar nga niveli qendror. Është angazhim, është sakrificë e madhe dhe sipas të gjitha gjasave do të jem sërish kandidat, sepse edhe një pengesë që e kam pasur, mund të them mungesa në familje, kanë arritur që edhe bashkëshorten dhe familjen e gjerë ta bindin që të jem pjesë e projektit”, ka thënë ai. Sipas tij, në këtë komunën që nga paslufta e deri në vitin 2013, investimet kapitale kanë munguar shumë, porse gjendja ka ndryshuar prej kur ai ka marrë mandatin e të parit të Kastriotit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …