Lista Serbe ka bërë sot të ditur se përfaqësuesit politikë serbë nuk kanë marrë asnjë vendim për çfarëdo koalicioni në Kosovë. Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, tha se Lista Serbe mbështet formimin e institucioneve në Kosovë në pajtim me vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhje. “Ne presim që akterët politikë sa më parë të hyjnë në dialog për formimin e shumicës parlamentare, në të cilën partia jonë është e gatshme që të marrë pjesë për të paraqitur pritjet dhe kërkesat e popullit serb”, ka thënë ai, transmetojnë mediat serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …