Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës: Padrejtësia Speciale versus pafajësisë reale

SHBPK-ja reagon kundër përurimit të “Parkut të martuarve” në sheshin që është rezervuar për Adem Demaçin

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës shpreh publikisht shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me aktivitetin e Komunës së Prishtinës në sheshin “Adem Demaçi”, zhvilluar më 7 gusht 2017. Në këtë aktivitet Komuna e Prishtinës shpalli përurimin e të ashtuquajturit “Parku i të Martuarve”, gjë që shkon ndesh me vendimin e mëhershëm të saj kur kjo hapësirë është emërtuar sheshi “Adem Demaçi”. Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës nuk është kundër aktiviteteve në sheshin “Adem Demaçi”, por  është kategorikisht kundër ndryshimit të emrit dhe të destinimit të këtij sheshi. Shoqata e konsideron të papranueshëm çfarëdo veprimi që  do  të mund të kuptohej a interpertohej si ndryshim eventual i emrit të frymëzuesit dhe prijatarit të lëvizjes çlirimtare e demokratike,  ose që do  të cënonte apo përdhoste në çfarëdo mënyre natyrën  e rrezatimit të emrit Adem Demaçi. Shoqata  kërkon nga Komuna e Prishtinës të sqarojë opinionin publik për veprimtarinë e djeshme në sheshin “Adem Demaçi.”

Prishtinë 8 gusht 2017

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …