leoni

E përditshmja gjermane “Tageszeitung”: Vetëvendosje është ajo që do të përfitonte më shumë nga përsëritja e zgjedhjeve

E përditshmja gjermane “Tageszeitung”: Vetëvendosje do të përfitonte më shumë nga përsëritja e zgjedhjeve

E përditshmja gjermane “Tageszeitung”, në një artikull të botuar në numrin e sotëm të saj trajton krizën politike në Kosovë, ku edhe pse dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve nuk është krijuar ende qeveria e re. Sipas gazetës, që citon disa vëzhgues të situatës në shtetin e vogël të Ballkanit, për shkak se as javën e kaluar nuk u konstituua dot Kuvendi vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Megjithatë, gazeta i kushton vëmendje takimit të së mërkurës mes partive politike, të cilat do të diskutojnë rrugët e daljes nga kriza, por e vë theksin edhe tek mungesa e paralajmëruar e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim. “Vetëvendosje është ajo që do të përfitonte më shumë nga përsëritja e zgjedhjeve”, shkruan gazeta, që cilëson Albin Kurtin si liderin e dëshiruar nga gjenerata e re në Kosovë, por i konsideruar nga ndërkombëtarët si një pengesë për afrimin e Kosovës me Serbinë. “Vërtet që edhe institucionet ndërkombëtare po ndërrojnë mendim për Kurtin, duke e mos etiketuar më si nacionalist, por në rast fitoreje të tij strategjia ndërkombëtare duhet të konsiderohet e dështuar”, shkruan “Tageszeitung”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …