Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovës para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit nënshkruan marrëveshje për bashkim forcash. Nga këto zgjedhje koalicioni PAN doli fitues me gjithsej 39 ulëse në Kuvend. Mirëpo, ky koalicion nuk do të jetë i bashkuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka thënë për “lajmi.net”, se në zgjedhjet lokale partia e tij do të shkojë e vetme. “Nuk kemi marrëveshje me askënd për zgjedhje lokale. AAK garon e vetme në zgjedhje lokale për balotazh nuk kemi obligim ndaj askujt se kë e përkrahim, për këtë vendosin degët”, ka thënë shtuar Arifi. Ndërkohë partitë politike ende nuk kanë dalë me lista përfundimtare për kandidatë për kryetarë të komunave.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …