Në takimin konsultativ me partitë politike, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se sa më shpejt duhet të formohen institucionet e vendit, por ka shumë rëndësi edhe cilësia dhe jo vetëm formimi i institucioneve. Ai tha se nuk është mirë që kryesuesi Adem Mikullovci të merr vendime të njëanshme, sikur ka bërë me caktimin e seancës për të enjten. Hoxhaj tha se kandidati i vetëm i tyre për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli dhe zgjedhja e tij është e pandalshme, sikur që është zgjedhja edhe e Ramush Haradinaj kryeministër. Nënkryetari i PDK tha se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e së 10 gushtit, derisa nuk respektohet vullneti i qytetarëve. Duhet të merren hapa të koordinuar politikë e jo hapa të nxituara që nuk i shërbejnë stabilitetit politik. PDK e njeh rolin e kryesuesit dhe do ta respektojnë këtë pozitë, por jo veprimet e tij të njëanshme.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …