Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim lamtumirës njëkohësisht edhe njoftues, përfaqësuesin rajonal të OSBE-së , të deritanishmin, YUSUKE HARE dhe njoftues me zonjën, IRENE SCINTO, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë, për ndihmën dhe bashkëpunimin që ka dhënë OSBE, në fushat e ndryshme. Kryetari, Begaj e falënderoi, YUSUKE HARE, për bashkëpunim reciprok dhe të ndërsjellët, për aq kohë sa, ai udhëhoqi me zyrën rajonale të OSBE-së. Takimet me karakter pune që zhvilloi me zyrtarët e Komunës së Malishevës, përvojat që solli e të cilat u vlerësuan dhe ndihmuan në zhvillimet e përgjithshme. Yusuke Hare, shprehi mirënjohjen dhe falënderimin për bashkëpunim të kryetarit Begaj, dhe i uroi për suksese në të ardhmen qytetarët e Komunës së Malishevës. Fillimisht, Begaj i uroi mirëseardhje, zonjës Irene Scinto dhe e përgëzoi për detyrën që ka marrë, si përfaqësuese rajonale e OSBE-së, ku shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin dhe të avancojmë demokracinë qytetare dhe e njoftoi për zhvillimet në Komunën e Malishevës. Irene Scinto, po ashtu e uroi kryetarin Begaj, për sukseset e arritur në periudhën qeverisëse katër vjeçare, dhe u zotua që do ta përcjellë frymën bashkëpunuese dhe konstruktive të paraardhësit, Yusuke Hare.
Takimin e përshkroi një frymë miqësore, konstruktive dhe e hapur, me zotimet për bashkëpunim edhe në të ardhmen.