Muamer Zukorliq, kryetar i Bashkësisë Demokratike Boshnjake dhe deputet

Zukorliq: Hapja e dialogut për Kosovën implikon për zgjidhje edhe Sanxhakun e Bosnjën

Muamer Zukorliq, kryetar i Bashkësisë Demokratike Boshnjake dhe deputet në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se i intereson shumë dialogu për Kosovën dhe e përshëndet fuqimisht iniciativën e Vuçiqit. Mendoj se në këtë dialog duhet të përfshihen strukturat, të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, qytetarë të shquar, por edhe boshnjakët. Çështja e Kosovës nuk është vetëm çështje serbo-shqiptare, por ajo është çështje edhe e sigurisë rajonale, ka thënë ai  për gazetën Danas,  Zukorliq thekson se çështja e përfshirjes së Bosnjës e Hercegovinës dhe të  Republikës serbe në atë dialog, do të ishte  shthurje e gjithë rajonit. Të bisedohet për Republika Srpska, atëherë aty do të duhej të përfshihej Sarajeva, por edhe Sanxhaku dhe nuk mund të trajtohet çështja e Republikës serbe vetëm në Beograd. Kjo çështje hap edhe çështjen e Sanxhakut, dhe ne duhet të marrim pjesë ne, por edhe faktorët tjerë. Hapja e parcializuar e kësaj çështjeje hap dyert e destabilitetit në rajon, thotë Muamer Zukorliq.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …