Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se, më së largu, deri në fund të javës së ardhshme PAN-i do t’i formojë institucionet e reja. Ai ka thënë se nuk ka asnjë dilmë për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë Haradinaj meqë, sipas tij, koalicioni PAN i ka votat. Selmanaj për “Epokën e re” ka theksuar se Qeveria Haradinaj do të jetë gjithëpërfshirëse. Duke komentuar takimin Pacolli – Haradinaj, ai ka shprehur optimizëm se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të jetë në frymën pozitive të formimit të institucioneve të shtetit të Kosovës. Selmanaj ka treguar se deputetët e PAN-it nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të enjten pasi, sipas tij, ajo është thirrje e njëanshme nga kryesuesi i saj.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …