Nënshkruhet memorandum mirëkuptimit në mes të komunëa së Malishevës dhe GIZ-it

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të enjten, përfaqësuesin e GIZ-it gjerman, Shkëlqim Daci  dhe  Suzana Gorancin, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor. Në takim është biseduar rreth projektit për Fuqizim të Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhim të Tokës (FPHTM), me ç’rast është nënshkruar edhe Memorandum  Mirëkuptimi. Ky projekt financohet nga Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kurse zbatohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). ,,Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, është që të sigurohet bashkëpunim i dakorduar dhe i ngushtë në mes palëve nënshkruese, njëherit do të shërbej për të përmirësuar kapacitetet e komunës që të performoj më mirë në fushën e planifikimit hapësinor për zonën urbane dhe rurale të territorit të Komunës së  Malishevës” theksoi përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor Suzana Goranci. Ajo  në vazhdim ka  thënë se komuna është e obliguar të përgatis dokumentet e nevojshme të planifikimit hapësinor si Harta zonale e komunës dhe plani zhvillimor komunal, të cilat duhet të marrin edhe pëlqimin nga MMPH-ja. Ndërsa kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka deklaruar se do të punojë ngushtë me GIZ-in gjerman dhe ministrinë përkatëse, duke u zotuar se do të përmbushim të gjitha obligimet që dalin nga ligji në fuqi. Dhe ka vlerësuar projektin si shumë të rëndësishëm për Komunën e Malishevës dhe është shprehur i kënaqur në mbështetjen e GIZ-it gjerman, që brenda dhjetë komunave të Republikës së Kosovës jemi përzgjedhur edhe  ne si Komunë që të mbështetem për këtë projekt. Kurse Shkëlqim Daci, përfaqësues nga GIZ-i gjerman, ka thënë se janë në proces të përzgjedhjes së një kompanie profesionale, e cila do të  ndihmojë komunat përfituese në përgatitjen e databazave, por do të japim edhe këshilla tjera profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …