Pacolli: Sa më shpejtë të formohen institucionet dhe të fillojë implementimi i detyrave që kanë mbetur peng e arrogancës politike

Pacolli: Sa më shpejtë të formohen institucionet dhe të fillojë implementimi i detyrave që kanë mbetur peng e arrogancës politike

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk është ai që bën ultimatume, por dëshiron të sheh lëvizje politike nga LDK-ja dhe Vetëvendosje që të formalizojnē marrëveshjen që do t’i jepte fund krizës politike, ndërsa nga PAN kërkon që sa më shpejt të vijë në seancë dhe të mos vazhdojë bllokadën. Ai në një status në rrjetin social ka shkruar se AKR nuk e ka ndërruar pozicionin e vet dhe kërkon formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, pasi që kriza politike po i shkakton dëme ekonomike vendit. “Edhe sot, pa ndodhur asgjë kaloi vazhdimi i seancës që u karakterizua me bllokadën nga koalicionit PAN. Unë dhe AKR, interesin e Kosovës dhe tē qytetarëve e kemi vënë në radhë të parë dhe kërkoj nga të gjithë akterët politikë që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos kalkulojnë. Për mua dhe AKR, është me rëndësi që sa më shpejtë të formohen institucionet e shtetit dhe të fillojë implementimi i detyrave që kanë mbetur peng e arrogancës politike. AKR nuk ka ndërruar pozicionin e vet dhe jemi koherentë me propozimet tona që i kemi dhënë nga dita e parë. Ne e kemi identitetin tonë si parti liberale që ka parim zgjidhjet, dhe jo krizën, shtetin dhe qytetarin mbi partitë politike. Zgjidhje të qëndrueshme po kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtarë.  Unë nuk bëjë ultimatum, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizës e përcakton ekonomia: e përcaktojnë humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës çdo di të (vetëm deri tani 138 milion euro më pak vetëm nga FMN). Unë thjesht dua të shoh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnē marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike kurse nga PAN-i sa ma shpejtë të vijnë në Seancë e mos ta vazhdojnë bllokadën. Unë u bëj thirrje edhe mediave dhe shoqërisë civile që kanë përgjegjësi të mëdha, që të japin kontributin e vet në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e këtij ngërçi. Le t’ia përkujtojnë klasës politike pasojat ekonomike të krizës dhe të mos merren me konspiracione”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …