leoni

Kryeministri Edi Rama: Telegraph rendit Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Gazeta angleze Telegraph ka radhitur qytetin e Beratit të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Kryeministri Edi Rama, ka postuar  një shkrim të gazetës autoritative  angleze “TheTelegraph” i cili e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë. Në shkrim veçohet lagja e vjetër e Beratit, Mangalemi, e cila është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. “Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të një prej mediave më të mëdha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë duke veçuar se: “Mangalem, lagjia e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …