David Phillips

David Phillips: Nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Këshilltari i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratave: Clinton, Bush dhe Obama, David Phillips, thotë se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. “Normalizimi nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës,” shkruan Phillips në një shkrim autorial për Huffinton Post. Sipas tij Kosova kurrë nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë duke shtuar se “deri tani, 114 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.” Qasja e Serbisë mund të evoluojë, duke u bazuar në qëndrimet e fundit të kryetarit  të Serbisë Aleksandar Vuçiç rreth Kosovës. Sipas Phillips skenari për aneksim të veriut të Kosovës nuk ka gjasa të realizohet. “Krijimi i një krize në Kosovë është një problem i rrezikshëm. Vuçiç e di se nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se veprimi ushtarak në veri të Kosovës do të shkatërronte shanset e Serbisë për anëtarësimin në BE.”

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …